Topalli Majkos: Ku ishe ti Pandi kur kryetari yt futi kriminelë në...

Topalli Majkos: Ku ishe ti Pandi kur kryetari yt futi kriminelë në Kuvend? Reforma pa ne s`kalon

59
0
Shares

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi pas fjalimit të Pandeli Majkos, duke thënë se reforma në drejtësi nuk kalon pa opozitën. Ajo i ka kthyer përgjigje Pandeli Majkos, i cili kërkoi bashkëpunimin për miratimin e kësaj reforme.

“Sapo më erdhi një mesazh nga një ish deputet ku më thotë : Fundi i botës, Pani po flet si konstitucionalist. Ajo që ne kemi thënë se në nivel kushtetues nuk ka në asnjë vend tjetër të BE-së. Kaq. Ne nuk duam të jemi vend eksperimentues. Por që të vijë një ditë dhe të thuhet këtu se është kalbur sistemi i drejtësisë kjo është e tepërt, sepse nuk ju kam parë që ju të votoni kundër. Kam qenë kryetare e Kuvendit dhe kam votuat kundër prokurorit të përgjithshëm. Ku ishit ju. Sigurisht që ky sistem është i degjeneruar. Këta gjyqtarë e kanë bërë zi reformë. Mjafton një vullnet i mirë për të kaluar kompetencën kushtetuese në atë ligjore duke zbatuar marrëveshjet. Një pyetje kam për ju Pandi. Ku ishe ti Pandi kur kryetari jot futi në Parlament kriminelë? Një pyetje për Fatmir Xhafajn. Ky ka qenë hetues në kohën e komunizmit. Dhe fortë besueshëm nuk më duket që një hetues të marrë drejtimin e Reformës në Drejtësi. Të uleni bashkë me opozitën se pa opozitën ju nuk e kaloni këtë reformë dhe jepini përgjegjësi shtetit shqiptar”, tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY