Flet për herë të parë pas aksidentit tragjik Andrea Memollari: Pas përplasjes...

Flet për herë të parë pas aksidentit tragjik Andrea Memollari: Pas përplasjes e shtypa gazin nga frika

152
0
Shares

20 – vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik të së mërkurës, ku humbi jetën nëna e dy fëmijëve, ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Andrea Memollari, i cili u arrestua pak orë pasi aksidentoi për vdekje Dhurata Pritin, ka deklaruar se nuk e mbante mend se si kishte ndodhur saktësisht aksidenti, por kujtonte se mbas goditjes së parë e kishte zënë paniku dhe i ka dhënë gaz makinës nga frika, pasi ishte trembur. Ai ka shtuar se nuk e mendonte se do t’i kalonte përsipër nënës së dy fëmijëve dhe se u largua nga vendgjarja pasi ishte në gjendje paniku.

“Nuk e di si ndodhi, pasi e godita në fillim më zuri paniku, më pas s’e di çfarë bëra. U tremba shumë dhe nuk e mendova se do t’i kaloja përsipër”, ka thënë Memollari.

20-vjeçari, që njihej si tip probematik dhe kishte pasion shpejtësinë, ka rezultuar negativ sa i përket testit të alkoolit, ndërsa për testin e përdorimit të narkotikeve ende nuk ka një përgjigje. Por në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë, ekspertët e sigurisë rrugore flasin për keqfunksionim të semaforëve.

Sipas ekspertizës paraprake auto –teknike të kryer në vendngjarje rezulton se, shpejtësia e makinës ka qenë 35 km/orë, semafori ka qenë portokalli dhe pas goditjes së parë, sipas ekspertëve, Memollari nuk ka bërë asgjë për të minimizuar pasojat, madje ka shtuar shpejtësinë, çka ka qenë fatale për jetën e 45 – vjeçares.

Nga ana tjetër, ekspertët sqarojnë se Dhurata Prifti nuk ka qenë duke kaluar te vizat e bardha. Por përgjegjësia, sipas tyre, i takon 20 – vjeçarit për mosdhënie prioriteti këmbësorit.

Sipas ekspertizës mjeko – ligjore rezulton se Dhurata Prifti ka marrë plagë të tilla që kanë shkaktuar shokun e rëndë traumatiko – hemoragjik. Sipas mjekëve, tek viktima janë konstatuar dëmtime të rënda të indit trunor, dëmtime në pjesën e gjoksit dhe në gjymtyrët e sipërme.

Andrea Memollari akuzohet nga Prokuroria për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shkaktuar vdekjen e një personi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY