Mes turmës së njerëzve në Nicë të Francës që u sulmuan mbrëmjen e së enjtes nga një kamion konfirmohet se ka pasur edhe shqiptarë.
Në një prej videove nga atentati i Nicës që po bën xhiron e mediave on-line dëgjohet një vajzë që thërret një tjetër me emrin Alma dhe më pas bërtet: “hajde hajde”.
Nga vijimi i videos duket se vajzat shqiptare nuk janë lënduar dhe kanë shpëtuar për mrekulli.
Videoja është xhiruar nga Nerajda Rama por nuk dihet nëse ka pasur shqiptarë të lënduar. Në orët në vijim priten informacione nga autoritetet zyrtare.
Ndërkohë, një tjetër vajzë shqiptare së bashku me familjen e saj ka qenë në shëtitoren e Promenad des Anglais në Nicë për të shijuar koncertet dhe spektaklin e fishekzjarrëve që ishin organizuar pikërisht me rastin e ditës së 14 korrikut, Festa Kombëtare e Francës.
Ora News ju sjell dëshminë tronditëse.
“Po shikonim spektaklin e fishekzjarrëve ndërsa po zhvilloheshin dy koncerte live. Në një moment kamioni hyri në mes të turmës dhe po shtypte njerëzit. Në atë moment filluan të qëllonin mbi njerëzit me kallashnikov. Ne vrapuam sa mundëm dhe hymë në një hotel aty të mbroheshim. Kur dola jashtë dëgjova prapë të shtëna. Di vetëm që vrapuam dhe të gjithë njerëzit ulërinin. Ishte një tmerr që nuk do ta harroj kurrë”, tregon ajo
Fatmirësisht ajo dhe familja e saj janë mirë përveç traumës dhe frikës që kanë përjetuar në ato moment tmerri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/