“Urdhër arresti për Saimir Tahirin, por nuk gjendet një gjyqtar”

“Urdhër arresti për Saimir Tahirin, por nuk gjendet një gjyqtar”

90
0
Shares

Ka një vendim arresti për ministrin e Brendshëm por nuk po gjendet gjyqtari që do ta firmosë atë, i tha një gazetare ministrit të Brendshëm kur ai sapo kishte dalë nga një seancë hetimi në Prokurori.

Ministri nuk foli duke shtuar se nuk e kuptoi pyetjen ndërkohë që urdhër arresti lidhet me hetimin më të fundit të prokurorisë për përgjimet e paligjshme ku ministri është i akuzuari kryesor.

Në vijim Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se nuk ka hequr dorë nga akuzat ndaj gjyqësorit vetëm pak minuta pas u pyet në Prokurori lidhur me akuzat që ka ngritur ndaj gjyqtarit Arjan Alia.

“Ju përgjigja thirrjes së prokururisë për të dhënë sqarime në lidhje me deklaratën për gjyqtarin Alia pas kallëzimit të KLD. Sqarova në prokurori se i qëndroj deklarimeve që kam bërë se unë besoj se ka shumë nevojë për të parë në detajë punën e cdo gjyqtari pavarësisht vullnetit që kemi për të zbatura vendimet e tyre. Nuk më ndalon askush që të jap gjykimet e mia për vendime absurde gjykatash që janë në atë detyrë për shkak të gjobave politike. 99 për qind e shiqptarëve mendojnë se gjyqsësori ka segmente që mbijetojnë për shkak të korrupsionit dhe gjobave politike.

Cfarëdo padie nga këshilli i Lartë i padrejtësisë, korporatës që drejton sot sistem më të korruptuar gjyqësor në Europë nuk me ndalon të mos kërkoj reformimin e sistemit të drejtësisë”, tha ministri.

“Ka qindra denoncime të mioa për gjyqtarë konkretë dhe vendime konkrete. Ia kam drejtuar edhe Presidentit. Ka vendime gjyqtarësh që kanë cuar në ngjarje serioze, edhe vrasje. Ka gjyqtarë që kanë liruar nga salla e gjyqit përdhunues fëmijësh, kanë liruar vrasës që më pas janë vrarë në rrugë”, shpjegoi ministri duke shtuar se ka një fakt për gjyqtarin Alia që lidhte me një pronë.

Ministri tha se do të vazhdoj të denoncoj gjyqësorin. Si ministër do të ndaloj që gjyqtarë të korruptuar të nxjerrin jashtë kriminelë, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY