Ilir Meta rekomandon një tjetër takim mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës

Ilir Meta rekomandon një tjetër takim mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës

59
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ka rekomanduar sot një tjetër takim mes shefit të opozitës, Lulzim Basha dhe Kryeministrit Edi Rama për të arritur një kompromis për reformën në drejtësi para datës 21 korrik.

Në një deklaratë për mediat nga kreu i LSI dhe kryetari i Kuvendit thuhet se ai pasi u njoh me draftin e propozimit Hibrid për implementimin e Rekomandimit 88 të Opinionit Final të Komisionit të Venecias, shpreh vlerësimin e tij për përpjekjet e ndërmarra për finalizimin me sukses të Reformës në Drejtësi.

Kryetari i Kuvendit vlerëson se palët janë shumë pranë arritjes së kompromisit dhe bën thirrje që në orët në vijim të ndërmerret çdo përpjekje për përafrimin përfundimtar të qëndrimeve mes palëve në mënyrë që data 21 korrik të jetë një histori suksesi për vendin dhe 30 vitet e ardhshme dhe jo një histori fajtorësh për politikën e ditës.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta shpreh bindjen se me vullnet të mirë dhe përmes një komunikimi konstruktiv dhe pa paragjykime në çdo nivel, përfshirë edhe një takim mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Opozitës, mund të kapërcehet me sukses dhe gjendet një zgjidhje në përputhje me rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias për të vetmen çështje që mban palët larg kompromisit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY