Përgjigja e Bashës: Rama hipokrit, ja propozimi i PD për ndërkombëtarët

Përgjigja e Bashës: Rama hipokrit, ja propozimi i PD për ndërkombëtarët

41
0
Shares

Vetëm pak minuta pas konferencës së Ramës për mediat, kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka konsideruar atë një hipokrizi.

“Hipokrizi e mesdites. Rama nuk terhiqet nga bllokimi por gjen pretekste per ti ikur pergjegjesise dhe per tju fshehur Venecias.

Nese vertete e do reformen ne drejtesi, zgjidhjen e ka gati, e ka ne tryeze.

Ja cfare roli i jep propozimi i PD nderkombetareve ne proces:

“Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion që administron komisioni. Gjithashtu, ONM ka të drejtë të dorëzojë pranë komisionit ad hoc dokumentacion që vërteton kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe që nuk disponohen nga institucionet shqiptare. Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumentave dhe provave të administruara nga komisioni. Raporti i vihet menjëherë në dispozicion çdo deputeti.”

Kjo zgjidhje e ofruar nga opozita eshte teresisht sipas rekomandimit te Komisionit te Venecias qe eshte arbitri i vetem i kerkuar dhe i pranuar nga te gjitha palet”, thotë Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY