URDHËRARRESTI/As prokuroria, as Tahiri nuk e mohojnë

URDHËRARRESTI/As prokuroria, as Tahiri nuk e mohojnë

61
0
Shares

Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për droni.al se nuk mund të konfirmojnë urdhër arrestin për ministrin e Brendshëm , Saimir Tahiri, por ndërkohë burime të besueshme brenda saj thanë se ekziston mundesia e nje urdhëri të tillë.

Ajo që dihet është se ministri Tahiri është ende nën hetim lidhur me përgjimin e paligjshëm.

Vetë ministri Tahiri i pyetur nga gazetarja Anduena Llabani rreth arrestimit të mundshëm nëse gjendet një gjyqtar që firmos urdhrin, nuk ka mohuar të mos ketë dijeni rreth tij.

Përkundrazi në përgjigjen e tij lë hapur mundësinë për këtë urdhër duke qenë indiferent ndaj veprimeve të institucioneve përgjegjëse.

“Unë nuk merrem fare me këtë. Çështjen konkrete, ta vlerësojnë institucionet përkatëse”, tha ia në përgjigje të pyetjes kur sapo kishte dalë nga një seancë pyetjesh në Prokurori lidhur me një padi që KLD ka bërë ndaj tij për presionin që ka ushtruar ndaj gjyqtarit që lëshoi urdhrin pezullimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY