10 Vjeçarja që sfidon kryebashkiakun: Do të të zë vendin!

10 Vjeçarja që sfidon kryebashkiakun: Do të të zë vendin!

51
0
Shares

Ndërkohë që dëshira e  një 10 vjecari të sotëm është që të ketë një smartphone të fundit apo të luajë lojra elektronike, ajo ccfarë kërkon Jona është thjesht të blejë një shtëpi.
Dhe këtë ka ndërmend ta realizojë më forcat e saj. Prej gati 3 javësh vogelushja ka  zgjedhur të dalë nëpër rrugët e Tiranës dhe të shesë bonbone, me dëshirën për të fituar aq para sa për të blerë një shtëpi.
Arsyeja pse e ka marrë këtë vendim?
Ajo e ka shumë të qartë shumbullin që dëshiron të ndjekë, kryebashkiakun Erjon Veliaj.
Madje në emisionin “Oktapod”, ku ajo ka rrëfyer historinë e saj shprehet se një ditë do ti zërë vendin z.Veliaj.
 “Dua të bëhem si Erion Veliaj, sepse ai ndërton kopshte për të vegjlit. Unë kam të përbashkët me të, se ai ka shitur fiq, ndërsa unë bonbone. Do bëhem kryebashkiake e Tiranës në të ardhmen”, thotë ajo.
Jona thotë se ka shumë njerëz në rrugë që e mbështesin ëndrrën e saj dhe e frymëzojnë të vazhdojë të besojë në dëshirën e saj, sikundër ka edhe njerëz që nuk e presin mirë dhe i thonë se, ajo që vajza kërkon është e pamundur të arrihet. E megjithatë, vajza e vogël me një buzëqeshje të ëmbël, nuk trembet, por kësaj sfide të madhe i buzëqesh dhe thotë se ajo nuk do të dorëzohet dhe do të besojë në ëndrrën e saj.
Por pas kësaj historie të veçantë nuk mund të mos vinte dhe një reagim nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në një status të moderatorit emisionit Turjan Hyska, në Instagram, kryebashkiaku Erion Veliaj komenton se “mbajeni mend këtë gocën po s’u bë presidente një ditë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY