Marrëveshja PS-PD, Braçe: Ç’po ndodh me çmimin e qepës?

Marrëveshja PS-PD, Braçe: Ç’po ndodh me çmimin e qepës?

136
0
Shares

Pas arritjes së marrëveshjes në mesnatë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deputeti i PS-së Erjon Braçe ka ndarë një shqetësim të tijin.
Me anë të një statusi në profilin e tij në facebook, Braçë ka sulmuar mëngjesin e sotëm ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, që vjen nga radhët e LSI-së, ku në fokus është çmimi i produkteve bujqësore. Ai me ironi si fillim kërkon ‘falje’ ndërsa shprehet se ka një hall ‘banal’, ku ngre shqetësimin për çmimin e patates dhe qepës.

STATUSI I BRACES
Me falni, po kam nje hall “banal”,
jo kaq te madh sa pushteti!!
CPO NDODH ME CMIMIN E PATATES E QEPES, MINISTER?!
Tani, ne mengjes, ne Divjake,
200 leke te vjetra per kilogram patatja e
250 leke te vjetra per kilogram qepa!!
Ky eshte krim!
2 here me poshte se kostoja cmimi i patates.
2 here me poshte se kostoja cmimi i qepes.
As qe ka te krahasuar me vjet, edhe pse vjet u shit ne kosto;
Per fitim as qe u be fjale!
Kontrollova tregun e madh te shumices tani,
ne autostrade ne Tirane dhe,
patatja po u shitet tregtareve te pakices nga ata te shumices qe kane grumbulluar prodhimin ne Divjake, me 750 leke, qepa me 800 leke!!
Ky eshte krim edhe me i madh!
Se te shiteshin ketu me 300 e 350 leke per njerezit qe ushqehen, do ishte gjysma e te keqes;
Njerezit do blinin e produkti do terhiqej nga Divjaka, bujqit ne te gjithe Lushnjen ne fakt!
Por makuteria e ketyre po “tapos” tregun, po kalb produktin ose po ul edhe me cmimin.
E di cdo te thote kjo minister?
Qe sezonin e ri, ata qe po vjen, te mos kete me kush para per te mbjelle!
Keshtu me domaten ne Kemishtaj e Goricaj, keshtu me specin ne Spolate, keshtu e me keq me kastravecin kudo, keshtu edhe me pataten e qepen.
Per tua kujtuar,
besoj e mbani mend qe ne pataten nuk e cojme dot as per eksport ne vendet e BE?!
E mbani mend polonine qe edhe e beri kontrata nje vit e ca me pare ne Divjake, por ne kufi zbuloi se produkti yne nuk lejohej te shitej ne vendet e BE?!
Ka kaluar nje jete-kohe, per bujqit kaq eshte dhe,
asnje treg i ri nuk eshte hapur per paten tone, te Divjakes e Lushnjes se pari!
Po e perseris,
ky eshte krim ndaj bujqve, ekonomise se tyre te vogel por eshte krim edhe ndaj ekonomise kombetare!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY