Vajza në foto është ajo që lexoi e para në CNN turk deklaratën e ushtrisë së grushti i shtetit ishte realizuar dhe se qeveria turke e Erdoganit nuk ishte më legjitime.
Të gjithë e kanë parë mbrëmë në mesnatë ndërsa e mbushur me tension lexonte deklaratën.
Sipas saj, kjo ishte një mënyrë për të shpëtuar nga forcat e armatosura, prandaj ajo është detyruar të lexojë deklaratën e ushtarakëve.
“Më detyruan ta lexoja me armë në kokë. Kemi ndenjur rreth 3-4 orë të mbushur me frikë dhe me ankth. Më pas na kanë lidhur me pranga dhe litarë dhe na kanë kërcënuar vazhdimisht”, ka deklaruar ajo
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/