Vjedhjet në autobus janë të zakonshme në Tiranë por vjedhja e shfaqur në këtë video të cudit. Në pamje duket një i burrë disi në moshë ka grabitur një zonjë dhe jo më një adoleshent apo 20 vjecar.
Grabitësi eshte nje 40-vjecar me banim ne Sarande, i cili eshte vene ne prangat e bluve te kryeqytetit, njoftoi policia.
“Më datë 21.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.X, vjeç 40, banues në Sarandë, pasi, në rrugën e ‘’Kavajës’’, në një linjë urbane, ka vjedhur portofolin e shtetases N.C, vjeç 30, banuese në Tiranë”, thuhet ne njoftimin e Policise, shkruan “Panorama”.
Tashme ai akuzohet per vepren penale parashikuar ne Nenin 134 te Kodit Penal.
“Në autobusin e Kinostudios tek stacioni i 21 Dhjetorit një burrë vodhi portofolin dhe më e forta ishte që bërtiste me të madhe dhe thoshte “Hapeni derën se iku hajduti, hapeni!” dhe tentonte të dilte nga dritarja”, thoshte nder te tjera qytetari per “joq”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/