Kukan dhe Fleckenstein ende optimistë për kompromis për reformën

Kukan dhe Fleckenstein ende optimistë për kompromis për reformën

44
0
Shares

Europarlamentarët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein kanë kërkuar arritjen e një kompromisi për reformën në drejtësi kur kanë ngelur edhe 5 ditë nga votimi në Parlament.

Deklarata:

“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit rreth reformës së drejtësisë në Shqipëri. E kemi mbështetur këtë reformë nga fillimi e saj shumë dhe vazhdojmë ta mbështesim atë, së bashku duke nxitur partnerët tanë politik në Shqipëri për të gjetur zgjidhje me kompromis, duke kërkuar standardet më të larta të mundshme për një reformë tërësore në sistemin gjyqësor.

Na vjen keq që propozimi i fundit për kompromis i bashkësisë ndërkombëtare nuk është pranuar. Megjithatë, ne jemi ende të bindur se zgjidhja është brenda mundësive. Kjo është detyra e shtetit shqiptar të garantojë sundimin e ligjit për qytetarët e saj dhe është përgjegjësia e liderëve politikë në Shqipëri të miratojnë një reformë të besueshme të sistemit gjyqësor, i cili do të garantojë një sistem të pavarur dhe efikas të drejtësisë.

Ne mbështesim rolin e parashikuar për Misionin e Monitorimit Ndërkombëtar për të mbikëqyrur të gjithë procesin e verifikimit. Sipas mendimit tonë, kjo nuk do të zbehë rolin e autoriteteve shqiptare, i cili është thelbësor.

Përfshirja e Ndërkombëtarëve do të forcojë kredibilitetin e reformës në sytë e publikut shqiptar dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj reforme për publikun shqiptar, për një të ardhme të begatë të vendit dhe për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ne qëndrojmë së bashku të gatshëm për të ndihmuar partnerët tanë politikë në Shqipëri për të arritur marrëveshjen e nevojshme për miratimin e reformës.

Ne inkurajojmë fuqimisht liderët politikë në Shqipëri të vazhdojnë bisedimet e tyre në frymën e vullnetit të mirë, duke pasur parasysh qëllimin kryesor të kësaj reforme – krijimin e një sistemi të besueshëm, të pavarur dhe efikas të drejtësisë në Shqipëri”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY