Arrestime masive në Turqi, Erdogan mesazhe me telefon qytetarëve turqë

Arrestime masive në Turqi, Erdogan mesazhe me telefon qytetarëve turqë

50
0
Shares

Arrestime masive në Turqi në rradhët e ushtarakëve. Të paktën 2800 ushtarë dhe oficerë të rangjeve të larta janë prangosur nga forcat policore turke që nga mëngjesi i sotëm.

Ndërkohë shifrat e viktimave nga grushti i shtetit po vijnë duke u shtuar. Sipas lajmeve te fundit, rezulton se jane 265 viktimva, 104 nga forcat ushtarake dhe 161 civilë.

Fitorja e Erdogan ndaj grushtit te shtetit ka entuziazmuar militantet e Hamas ne rripin e Gazes qe kane nisur te festojne.

Vetë Erdogan ka komunikuar sërish me mesazhe telefonike me qytetarët turq duke u kërkuar atyre të vijojnë të dalin në rrugë për të bllokuar deri në fund tentativën për grusht shteti. Erdogan ka rimarrë pushtetin por megjithatë nuk ndihet i sigurtë.

Aktualisht forcat ushtarake të përfshira në revoltë po mbajnë peng komandantin e flotës detare turke në një bazë ushtarake turke në Egje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY