Mediat në Turqi kanë publikuar një video, ku sipas tyre, duket momenti kur truproja njofton presidentin turk, Taip Erdogan për tentativën e ushtarakëve për grusht shteti. Presidenti shtanget për një moment dhe më pas largohet nga salla ku po zhvillohej aktiviteti. Avioni i presidentit turk u ul në Stamboll pas dështimit të tentativës për grusht shteti.
Për më shumë se tre orë tanket e ushtrisë dhe disa helikopterë F16 pushtuan Ankaranë dhe Stambollin. Në kryeqytetin turk pati përleshje mes ushtarakëve që i qëndruan besnikë presidentit dhe puçistëve që tentuan grushtin e shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/