HISTORIA/ 19 vjeçarja: Seksi me burrin e martuar ishte sikur të kapja...

HISTORIA/ 19 vjeçarja: Seksi me burrin e martuar ishte sikur të kapja qiellin me dorë

444
0
Shares

Gra duhet të bëni shumë kujdes kur të punësoni babysitter për të mbajtur fëmijët tuaj, pasi ajo mund tju marrë edhe burrin.

Një 19 vjeçare britanike ka treguar për “The Sun” se si ajo arriti të bëjë seks me burrin që e kishte marrë në punë, njëherësh dhe me bashkëshortin e shoqes së ngushtë të mamasë së saj. Një histori aspak e këndshme, për të gjithë britanikët, të cilët kanë reaguar keq ndaj ëksaj ngjarjeje.

Historia

Ai është 41 vjeç dhe shumë në formë, e mban veten. Ndërsa unë jam 19, por e pjekur për moshën që kam. Unë kam qenë babysitter në shtëpinë e tyre për dy vjet.

Një mbrëmje ishim në makinë kur nisëm të bisedonim. Ai më pyeti nëse kisha të dashur dhe nëse kisha kryer marrëdhënie seksuale. I thashë se kisha bërë seks më parë me të dashurin tim, por tani isha single. Biseda me të vazhdoi me një fjalor të pisët. Ai më kërkoi numrin e telefonit dhe më dha të tijin.Për një periudhë nisëm të shkëmbenim sms, ndërsa më pas fotografi seksi të njeri­ tjetrit. Një mbrëmje vitin e kaluar ai ndaloi makinën, pasi unë kisha përfunduar punën si babysitter dhe nisi të më puthë.

Përfunduam duke bërë seks në pjesën e pasme të makinës. Seksi me të ishte sikur kishe përballë një djalë të ri. Ne e vazhduam më tej këtë lojë, takoheshim pasi ai përfundonte punën dhe nisëm të planifikonim fundjavat së bashku.

Unë i thashë mamasë sime se do të shkoja te një shoqe në Londër, ndërsa ai i tha gruas se do të shkonte në një konferencë. Por pa dashje harrova telefonin tim në shtëpi dhe mamaja zbuloi gjithçka. Burri i shoqes së saj më kishte dërguar një sms flirtues gjatë kohës që unë bëja babysitterin. Ky ishte kodi ynë sekret me të cilin merreshim vesh. Mamaja ime telefonoi shoqen e saj dhe i tha se do ti dërgonte një sms.
Shoqja e mamit nuk e kishte idenë për çfarë mesazhi bëhej fjalë, por presupozonte se burri i saj i kishte planifikuar një surprizë. Unë i thashë atij se mamaja ime kishte parë tekstin e mesazhit dhe do të ishte mirë që ai ti bënte një surprizë gruas, të cilën ai e bëri Nuk mendoj se mamaja ime e ka kuptuar se sa larg kanë shkuar gjërat. Ai më kërkoi që unë të ndërprisja flirtet me të dhe më tha se të gjithë, përfshi edhe gruan e tij e dinë se ai është një mashtrues dhe se unë po luaja me zjarrin.

Unë pranova dhe i ndërpreva kontaktet me të, por vetëm për dy ditë. Tani ne bëjmë seks sa herë na jepet mundësia. Unë e pëlqej realisht atë dhe ai më thotë të njëjtën gjë. Si mund ta ndërpresim kur ndihemi kaq mirë?

Përgjigjja e psikologes

Fillimisht ti duhet ti mbushësh mendjen vetes për ta ndërprerë këtë marrëdhënie. Ky njeri nuk është i lirë të të dashurojë ty dhe ti do të jesh e para që do të të thyhet zemra. Ai ka qenë gjithmonë një mashtrues. Ai nuk do të rrezikojë të humbasë gruan dhe fëmijët e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY