Petrit Vasili tregon detajet e darkës së peshkut Rama-Meta

Petrit Vasili tregon detajet e darkës së peshkut Rama-Meta

57
0
Shares

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, i cili ishte ne krahe te Ilir Metes ne darken e peshkut me Edi Ramen dhe Erion Veliajn, rrëfeu sot disa detaje të reja nga ai takim. Ndërksa e përshkroi atë si një darke mes kolegesh politike dhe klima ishte mjaft miqesore ai dha edhe disa të reja lidhur me faktin se pse u zhvillua darka tek Pazari i ri.

“Darka ishte shumë miqësore dhe këtu nuk fsheh gje, po të ishte hermetike dhe e fshehtë s’do ishte në Pazarin e Ri. Ilir Meta kishte edhe një lloj nostalgjie se në rini ka banuar shumë afër asaj zone, unë e kam frekuentuar shpesh per 10 vjet, kishim një kërshëri për të parë një lloj transformimi. Pazari i ri ka qenë vendi i qofteve, aty ishim në lokal peshku, kishte shume thyerje ajo darke, me peshk larg detit… besoj ishte një klime normale dhe miqësore, bëhej fjalë për një darkë kolegësh politikë”, tha ai ne emisionin “Kjo Jave” te “News24”. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY