I grabitën me armë makinën tek Liqeni, flet tregtari i plagosur

I grabitën me armë makinën tek Liqeni, flet tregtari i plagosur

74
0
Shares

Personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në afërsi të digës së Liqenit Artificial në Tiranë ka treguar në Polici se autori e qëlloi pas kundërshtimit për t’i dhënë çelësat e makinës.

I dëmtuari, Thanas Naumi, 34 vjeç, është pronar i një biznesi të vogël që merret me sistemet e ngrohjes, ventilimit e kondicionimit.

Autori i armatosur me pistoletë, por pa maskë, ka qenë duke e pritur pranë hotelit ku Naumi kishte parkuar makinën dhe në orën 23:30, kur ai ka hipur për t’u larguar, grabitësi i ka dalë para duke i drejtuar armën. Sipas vetë të dëmtuarit, synimi i personit që e plagosi ishte grabitja e fuoristradës së tij tip “Benz ML”, por pasi hasi në rezistencë, e goditi me një plumb në këmbë. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se paralelisht me pistën e grabitjes u hetua edhe për ndonjë konflikt që tregtari nga Pogradeci mund të kishte me ndonjë person tjetër.

Por mësohet se vetë i dëmtuari e ka përjashtuar këtë pistë, duke mohuar të ketë konflikte me njeri. Oficerët e Policisë i kanë marrë dëshminë 34­vjeçarit në pavijonin e Spitalit të Traumës ku ai ndodhet i shtruar, pasi u plagos mbrëmjen e së enjtes.

“Nuk kam asnjë konflikt me askënd. Ngjarja ishte grabitje dhe autori më qëlloi pasi refuzova t’i jepja çelësat e makinës. Ishte i pamaskuar, por nuk ia pashë dot fytyrën, pasi ishte errësirë”, ka deklaruar para oficerëve tregtari Naumi.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 të mbrëmjes së të enjtes në rrugën e “Kosovarëve”, në zonën e Liqenit Artificial, në Tiranë. Automjeti i një tregtari nga Pogradeci u grabit nën kërcënimin e armës, ndërsa vetë pronari u plagos lehtë gjatë ngjarjes, pasi kundërshtoi të dorëzonte çelësat e mjetit. Menjëherë pas ngjarjes, aty kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.2, si dhe oficerë të Krimeve të Rënda nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Burime zyrtare të Policisë thanë se autor i ngjarjes është një person ende i paidentifikuar që i ka grabitur mjetin tip “Benz ML”, me targa AA 515 HM, 34­vjeçarit, në kohën kur ai sapo e kishte ndezur për t’u larguar nga hoteli ku ka qenë duke pirë kafe.

Thanas Naumi, sipas Policisë, ka qenë duke tentuar të largohet me makinë drejt shtëpisë, kur një person i ka dalë para me armë zjarri dhe i ka kërkuar të ndalonte. Drejtuesi i makinës ka ndaluar dhe autori i ka kërkuar të zbriste nga mjeti e t’i jepte çelësat, teksa i kishte drejtuar armën e zjarrit në fytyrë, shkruan Panoram.

Shoferi ka kundërshtuar dhe në këtë moment autori e ka qëlluar me armë në njërën këmbë, duke e lënë të plagosur. Sipas Policisë, plaga ka qenë tejshpuese në pulpën e këmbës, por fatmirësisht pa problem për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY