Pas burgosjes së ushtarëve, Erdogan vazhdon spastrimin, arrestime në gjykata dhe administratë

Pas burgosjes së ushtarëve, Erdogan vazhdon spastrimin, arrestime në gjykata dhe administratë

42
0
Shares

Agjencia e shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu, raporton se autoritetet Truke pasi kanë futur të gjithë ushtarët e përfshirë në puçin e dështuar në zyrat qendrore në, Ankara, në paraburgim kanë arrestuar edhe 10 anëtarë të gjykatës më të lartë administrative të Turqisë. Qeveria po përgatitet të vazhdojë tutje me një spastrim të zyrtarëve të gjyqësorit të cilët i akuzon se kanë lidhje me klerikun mysliman me bazë në ShBA, Gulen.

Ndërkohë, janë dhënë urdhër arreste për 48 anëtarë të gjykatës administrative dhe 140 për anëtarë të gjykatës së apelit. Më herët, Anadolu, ka thënë se organi për mbikëqyrjen e prokurorëve dhe gjykatësve në Turqi, i ka larguar nga puna dy mijë e 745 prej tyre nëpër tërë vendin. Sipas saj, policia kundër terrorizmit tani do të kryejë një kontroll të detajuar në zyrat qendrore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY