FOTO/ Erdogan del në rrugët e Stambollit pas ngjarjeve të rënda

FOTO/ Erdogan del në rrugët e Stambollit pas ngjarjeve të rënda

73
0
Shares

Ngjarjet e rënda dhe tentativa për grusht shteti në Turqi pati pasoja të shumta. Pas dhunës që shoqëroi përpjekjen për marrjen nën kontroll të qeverisë, autoritetet po bëjnë bilancin e situatës. Mediat turke shkruajn se deri tani bilanci është 265 të vrarë, mbi 2800 ushtarë në pranga. Stambolli duket se i është kthyer normalitetit mëngjesin e sotëm, kur ura e Bosforit është deklaruar e hapur për kalimin e automjeteve, sipas të kanalit “TRT Haber TV”. Ata që u tha se ishin mbështetës të grushtit të shtetit, kanë braktisur makinat e tyre ushtarake dhe u dorëzuan, sipas raportit të mediave turke. Ura Fatih Sultan Mehmet e njohur gjithashtu si Ura e Dytë e Bosforit, gjithashtu është rihapur, bashkë me aeroportet. Për kryeministrin turk, përgjegjës për atë që ndodhi dje është Fetullah Gulen, i cili njihet si kundërshtari më i madh i Erdoganit. Ai tha se Gulen do marrë dënimin e merituar.

Presidenti Erdogan është shfaqur për herë të parë në publik rreth orës 17, pas puçit ushtarak që dështoi për rrëzimin e tij nga pushteti. Erdogan ka dalë në rrugët e Stambollit duke përshëndetur mbështetësit e tij për kontributin që dhanë për ndalimin e grushtit të shtëtit.

5760

Ndërkaq qytetarët turq kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren e djeshme ndaj tentativës për grusht shteti. Demonstruesit kundër grushtit të shtetit janë mbledhur në kryeqytetin turk Ankara teksa mbanin flamuj dhe duke kënduar himnin kombëtar turk. Ja disa imazhe që ka publikuar “TheGuardian”.

 

2200-2

 
3500

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY