Presidenti Erdogan po tregohet i papërmbajtur për të shtypur grushtin e shtetit por më shumë se sa ushtarakët që e bënë, aksesorët e Grushtit që mund të kenë krijuar rrethana për zbatimin e tij.
Presidenti i vendit, Rexhep Erdogan gjatë një fjalimi përpara turmave ka kërkuar nga SHBA që të ekstradojnë Fet’hullah Gulen, klerikun turk që jeton prej shumë vitesh në Amerikë.
“Gulen të përballet në Turqi me akuzat për grusht shteti”, deklaroi Presidenti i Turqisë.
Edhe Kryeministri turk bëri thirrje gjithashtu për ekstradimin nga SHBA të Gulen, por Sekretari Amerikan John Kerry u shpreh se nuk ka asnjë kërkesë për ekstradim dhe kërkoi që Turqia të dorëzonte provat që pretendon për këtë rast.
Në vijim të betejës për të shuar kokën e opozitës ai ka burgosur, shkarkuar dhe traumatizuar disa mijëra gjyqtarë në të gjithë Turqinë. Disa prej tyre janë të përfshirë ën procese gjyqësore ndaj Erdogan, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij të cilët u akuzuan për korrupsion kohë më parë.
Veprimet e Erdogan kanë ngjallur dyshime nëse grushti i shtetit ishte zemërim ndaj politikave të tij anti-laike apo pretekst i sajuar për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë dhe sistemin e drejtësisë.
Numri i ushtarëve të arrestuar është i njëjtë me atë të gjykatësve që janë shkarkuar apo arrestuar. Nëse gjykatësit kanë bërë grushtin e shtetit, atëherë më mirë të kishte fituar grushti i shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/