GJIROKASTER/Zamira e bashkisë pret Ramën me flamur në gjysëm shtizë

GJIROKASTER/Zamira e bashkisë pret Ramën me flamur në gjysëm shtizë

67
0
Shares

Zamira Rami, kryetare e Bashkisë së Gjirokastrës kishte ulur sot flamurin në gjysëm shtizë ndërkohë që Kryeministri Rama po vizitonte qytetin.

“Simboli kombëtar, ka qenë i ngritur sot nga Bashkia e Gjirokastrës në gjysmë shtizë me rastin e vizitës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në Gjirokastër. Simbolika që ka zgjedhur Rami për Ramën, ka qenë perfekte, pra një kryetare bashkie për të cilën Rama luftoi të tijët dhe i sulmoi me far e me fis për t’a zgjedhur kryebashkiake, tashmë i del kundër duke ulur në gjysmë shtizë flamurin kombëtar”, shkruan juguneës.al.

Sipas të njëjtit burim, punonjësit e pastrim-gjelbërimit, ishin urdhëruar një ditë më parë që të ulnin gati në 3 metra flamurin kombëtar nga kulmi i shtizës 30 metra të gjatë në sheshin “Cerciz Topulli”, pikërisht për të shprehur “mirënjohjen” ndaj kreut të qeverisë shqiptare i cili ka qenë sot në Gjirokastër. Foto tregon qartë se flamuri ndodhet në gjysmë shtizë egzaktësisht në raste kur ka një dekret presidencial për të mbajtur zi kombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY