Policia tentoi sërish sot të shpërndante protestën në Verri të Fierit. Në fund u shpërndanë policët sepse banorët janë të vendosur. Ata nuk dorëzohen sepse asgjë nuk është më e rëndësishme se toka dhe jeta e tyre.
Armando dhe Edi të tërheqin policinë dhe ti përgjigjen pyetjeve të banorëve mbi projektin”, shkruan
Nisma #Thurje, e cila poston edhe këto dy video.
Banorët e Verrisë nuk tërhiqen: Impianti i plehrave bëhet vetëm po kaluat mbi trupat tanë
6 pyetjet e banorëve për kryeministrin Edi Rama
1. Si ka mundësi që impianti në Elbasan ka kushtuar sa gjysma e kostos mesatare që këto projekte kanë në Europë? Nga 50 milionë euro në 21 milionë? A mos vallë keni kursyer para te filtrat dhe mekanizmat e pastrimit të ambientit të cilët përbëjnë 40% të kostos?
2. Si ka mundësi që ndërtohet një impiant me kapacitet 150 ton në ditë kur Elbasani nuk mund të prodhojë më shumë se 40 ton në ditë mbetje?
3. Si ka mundësi që aksionerët e kompanisë në Elbasan janë të njëjtët me ata në Fier dhe Tiranë?
4. Si ka mundësi që kompania që po ndërton impiantet është regjistruar vetëm në 2014 dhe një muaj më pas ka kërkuar koncesionin të cilin ti ja ke miratuar?
5. Si ka mundësi që Klodian Zoto, i cili fshihet mbas aksioneve te kompanisë, merr koncesionin për impiantin ndërkohë që deri në 2014 zotëronte vetëm një dyqan të vogël kompjuterësh?
6. Kush është Stela Godoli?
Kaq për sot. Në ditët që vijojnë do kemi edhe më shumë pyetje por edhe më shumë përgjigje nëse ti refuzon ti japësh ato. Ndërkohë të jesh i sigurt se në Verri impianti do ndërtohet veç nëse mjetet shkelin mbi trupat e banorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/