Marrëdhënia ideale zgjat 10 minuta. Maksimumi mund të zgjasë 13 minuta. Përtej këtij limiti, pasioni dhe vëmendja fillojnë të bien duke ja lënë vendin mërzisë.
Në çdo rast, para se të të bini në shtrat jepini vetes një moment pushimi: pasi mesa duket se partneri është një shkak stresi më i madh se shefi juaj.
Sipas një studimi të kryer nga 50 studiues të “Society for Sex Therapy and Research” dhe e publikuar në “Journal of Sexual Medicine”, marrëdhënia ideale zgjat 10 minuta, kohë në të cilën vëmendja ndaj partnerit është shumë e lartë dhe përqendrohet te kënaqësia, por pas këtij intervali truri fillon të “bredhë” diku tjetër.
Raport ideal pra zgjat nga 7-13 minuta. Një nga kërkuesit, Eric Corty, psikolog i Penn State University ka pohuar se “shumë njerëz besojnë tek fantazia e një natë seksi të stërzgjatur. Shpresojmë që studimi ynë të inkurajojë meshkujt dhe femrat të kenë pritshmëri më reale”.
Në çdo rast, që një marrëdhënie të funksionojë, është e nevojshme që partnerët të jenë të qetë, të çlodhur dhe në harmoni me njëri-tjetrin. Gjë që duket shumë e vështirë për studiuesit e “Lancaster University”, sipas të cilëve partneri shkakton një stres më të madh se punëdhënësit, veçanërisht për femrat.
Kërkimi ka anketuar rreth 3000 femra dhe meshkuj dhe ka zbuluar që janë pikërisht partnerët shkaku kryesor i shtimit të stresit te të dyja palët. 58% e të anketuarve janë përgjigjur se partneri është përgjegjës për shtimin e stresit kundra 42% që thonë se janë punëdhënësit ata që shtojnë stresin.
Sipas studiuesve kriza ekonomike ka qenë një tjetër faktor për rritjen e stresit në ambientet shtëpiake, shkruan revista Who. Cary Cooper, Studiues, thotë se “një nga strategjitë që përdorin njerëzit në çift është të inatosen me partnerin për të shfryrë dufin”.
Si përfundim, nëqoftëse ndjeheni të lodhur dhe keni nevojë të çlodheni dhe të qetësoheni, mendoheni mirë si të organizoni pushimet: të shkosh në zyrë ndonjëherë është më relaksuese sesa të rrish me partnerin në shtëpi…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/