Ndërkohë që dje BBC e quajti presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, një president të pamëshirshëm, kjo po dëshmohet edhe ditën e sotme. Në pranga kanë rënë rreth 6000 persona nga ushtria, gjykatat dhe administrata jo vetem kaq po është burgosur edhe këshilltari kryesor për çështje ushtarake i presidentit turk, Erdogan, Koloneli Ali Yazici është vënë gjithashtu në pranga të policisë turke.
Edhe për të ka dyshimetë përfshirjes në grusht shtetin ushtarak. Lajmin e ka bërë të diturCNN Turk.
Të paktën 6 000 persona janë arrestuar në të gjithë Turqinë në lidhje me grushtin e shtetit të dështuar, të paktën siç thuhet zyrtarisht. Mes tyre edheIshak Dayioglu dhe ish-gjenerali Akin Ozturk.
Mbi 260 persona janë vrarë, qindra të tjerë janë lënduar dhe 6,000 persona janë arrestuar nën akuzat për pjesëmarrje në aktivitetet ushtarake të së premtes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/