Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Patronazhistët në Berat marrin numrat e emigrantëve nga KQZ dhe i ‘detyrojnë’ që të votojnë për PS”

17/04/2025
Bozdo: Ja 15 “tërmetet” që Rama u ka hedhur në shpinë shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Patronazhistët në Berat marrin numrat e emigrantëve nga KQZ dhe i ‘detyrojnë’ që të votojnë për PS, deklaroi sot drejtuesi politik i PD për Beratin, Eno Bozdo.

“Në këto çaste, në orar zyrtar, në një hotel privat ngjitur me Bashkinë Berat, në shkelje flagrante të ligjit zgjedhor, punonjësit e Bashkisë Berat dhe agjencive në varësi të saj po përdoren si punonjës të një call center, duke telefonuar të gjithë emigrantët e qarkut Berat që janë regjistruar zyrtarisht për votime dhe duke i kërkuar atyre votën për Partinë Socialiste. Kështu, administrata që paguhet nga taksat tona është kthyer në një ushtri të keqpërdorur patronazhistësh të partisë në pushtet.

Për më tepër, punonjësit e bashkisë përdorin numrat e celularëve të emigrantëve, mesa duket të marra direkt nga KQZ, gjë që përbën një thyerje gjithashtu të rëndë të ligjit zgjedhor dhe atij të ruajtjes së të dhënave personale.
Në krye të këtij operacioni antiligjor qëndrojnë Silvi Merdani, ish Dretoreshë e turizmit si dhe Arisa Toska, Sekretare e Përgjithshme e Bashkisë Berat. Në telefonin e kësaj të fundit janë të gjitha grupet e patronazhistëve ku kërkohet llogari dhe jepen konfirmimet e votave sipas listave. Ndërsa ne laptopin e Ervin Demos, gjenden të gjithë numrat e të gjithë emigrantëve beratas që do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Ky operacion antiligjor mbështetet në terren nga një operacion tjetër të blerjes së votës, që zhvillohet në mes të ditës: hedhja me shumicë e cakullit dhe asfaltit elektoral në rrugët dhe rrugicat e qarkut, denoncuar sa e sa herë nga deputetët e Partisë Demokratike, në thyerje flagrante të ligjit zgjedhor.

Në krye te këtij operacioni tjetër qëndron Joana Melengu, drejtoreshë në bashki, e kapur me presh në dorë në zgjedhjet e vitit 2021 së bashku me furgonin me ndihma dhe karta identiteti!
Që pushtetarët e sotëm vjedhin dhe manipulojnë, ky fakt nuk përbën asgjë të re. por pyetja më e rëndësishme sot është: ku është SPAK dhe pse nuk vepron ai?”, deklaroi Bozdo. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.