BASIR ÇOLLAKU/ Rama nuk e ngre dot “shtangen” e Metes, me 21...

BASIR ÇOLLAKU/ Rama nuk e ngre dot “shtangen” e Metes, me 21 korrik

71
0
Shares

Rama u lodh duke bere heroin per reformen, duke pasur merakun e PD, ndonese tjeter kund mbante veshet dhe syte. LSI, u detyrua t’i kujtonte se Reforma nuk ka marre ende miratimin e mazhorances. Ndoshta Rama ka ushtuar fort neper tryeza jashte dhe brenda vendit, se do te eleminonte politikisht Ilir Meten, ndoshta edhe duke e arrestuar ate.

Deklarimi i Metes se kercenimet me burg nuk sjellin rezultat, eshte pergjigje per qendrimet e akumuluara te Kryeministrit.

Rama gjithe kete kohe, betejen e kishte me Meten, jo me Bashen, pasi kreu i PD, ka qene i qarte ne kerkesat dhe pretendimet e tij. Tani kjo valle e hapur, nuk arnohet me nderkombetaret. Kryeministri sot degjoi se me sjellje te njejte nga ajo e deritanishme, mund te jete me nje kryetar Kuvendi te dorehequr dhe kater ministra me pak ne qeveri, si dhe, 20 vota ne Parlament, ndryshe nga ato te PS. Teorikisht mazhoranca eshte poshte kufirit kushtetues per te qendruar ne kembe, ajo komandohet nga pakica dhe nuk ka shteg tjeter, vetem nese palet inatplote, ndajne mendjen per zgjedhje te reja.

Ne USA, ndonese ne nje fushate zgjedhore intensive, lobingjet kane prodhuar territore te brishta, ku Basha, Rama, Meta, mundesojne ndikime shpesh befasuese, kur ne nuk presim asgje.

21 korriku nuk duket fort premtues, nese palet tashme te konturuara si tre dhe jo dy, ashtu siç jane shprehur, duket se presioni diplomatik nuk do tjetersoje numrat ne Kuvend dhe Rames i duhet te shpalle renien e koalicionit, e per pasoje te qeverise. Sa here eshte pyetur per reformen, Meta ka reaguar duke thene se pyesni Petrit Vasilin. Sot, kishte per te ofruar ultimatumin e tij dhe kete natyrisht pas takimeve jo me bereqet me ramen, u desh ta bente vete publikisht, per te mos hamendesuar askush, se ne mninutat e fundit kthesa do te ndodhe.

Meta ka demonstruar forcen e numrave te tij, duke thene se mosllogaritje e tij, nuk hyn te suksesi i procesit. Natyrisht politika jone ne minutat shtese te negociatave, e ka fiksim te çudise kedo madje edhe veten, e te nderroje mendim si edhe vendim pertej parashikimeve. Tani reforma vazhdon te jete ne dore te Rames, ai duhet te heqe dore nga deliret e vetvendosjes dhe te mos mbulohet me petkun nderkomebtar, sikur ai eshte i zgjedhuri. Lu dhe Vlahutin ndonese jane investuar pafundesisht, me ardhjen e Nuland, sollen edhe nje mundesi tjeter. Tani as ata vete e kane zor ta mendojne, se çfare duhet shpikur per ti bere bashke partite dhe votat e tyre. Rrjedhjet ne mazhorance, nuk eshte vetem LSI me kete qendrim te prere.

Rames i jane holluar numrat jo pak, nga Blushi, Hafizi, Kosta, Kokedhima, Dade, Doshi. Duke bere hesap edhe PDIU, e shprehur kunder votimit te Reformes, per shkak te nenit 18. Nga opozita megjithe perpjekjet diplomatike per te lekundur disa deputete me siklete, serish nuk pati sukses diversioni i votes. Mundesia per te blere mandate eshte dekonspiruar shpejt, ndonese paraje ne politiken tone ben çudira, ndonese kjo eshte korrupsion kriminal. Ne kte ore qe po pakesohen, numrat thone jo. Lideret politike, jane kurrizkthyer nga njeri-tjetri. Nje parlament i ri, pas nje qeverie teknike do te ishte mundesi dhe shans per te mbyllur kete kapitull sa komik aq edhe tragjik. Rama deshmoi se nuk i ngre dot peshat e renda, (jo vetem shtangat). Njelloj si me armet kimike, e me pas me shume ngjarje te tjera…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY