Shkoi për fundjavë te gjyshërit, enigëm vetëvrasja e studentit nga Saranda

Shkoi për fundjavë te gjyshërit, enigëm vetëvrasja e studentit nga Saranda

57
0
Shares

Vetëvritet pas sezonit të provimeve studenti nga Saranda. Andrea Papagjika, 21 vjeç, u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm, i vetëvarur në kangjellat e shtëpisë së gjyshërve të tij. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 08:10 të mëngjesit të së dielës, në një banesë të fshatit Shënvasil të Himarës.
Pikërisht në këtë orë familjarët kanë gjetur trupin e të riut. Të tronditur ata kanë lajmëruar policinë, efektivët e së cilës shkuan në vendngjarje, duke konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.

Mësohet nga burime të Policisë se ngjarja ka ndodhur në banesën e gjyshërve të tij, ku në rrethana dhe për shkaqe ende të paqarta viktima është vetëvarur në kangjellat prej hekuri të banesës 2-katëshe.

Policia, e cila ka nisur hetimet për rastin e rëndë, deklaroi se bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasi nga ekspertiza paraprake mjekoligjore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të vetëvarjes. Nga faktet që bëhen publike mësohet se Andrea Papagjika ishte student në Tiranë.

Pas përfundimit të sezonit të provimeve, 21-vjeçari ishte kthyer në familjen e tij, në qytetin e Sarandës, për të kaluar pushimet verore. Gjithçka ka shkuar normal këto ditë dhe askush nga familjarët e tij nuk ka kuptuar që djali të kishte pasur ndonjë shqetësim që lidhej me shkollën apo çështje personale të tij.

Ditën e shtunë, ai u kishte thënë prindërve se do të shkonte te gjyshërit, të cilët jetonin në fshatin Shënvasil të Himarës, për të kaluar fundjavën. Ditën e diel, në orët e para të mëngjesit, 21-vjeçari ka kryer veprimin ekstrem, duke u vetëvarur në kangjellat e ballkonit të katit të dytë, në shtëpinë dykatëshe të gjyshërve.

Nga Policia thuhet se vetëvrasja ka ndodhur pak çaste para orës 08:10, kur është konstatuar nga familjarët. Ata nuk kanë kuptuar asgjë dhe nuk kanë dëgjuar zhurma, derisa kanë parë trupin e pajetë të të riut.

Pas ekspertizës, familja ka tërhequr në Sarandë trupin e Andrea Papagjikës, në mes të tronditjes së madhe që kanë përjetuar edhe banorët e qytetit që e njihnin studentin. Nga ana e Policisë deklarohet se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e vetëvrasjes së të riut në fshatin turistik. /Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY