Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar lidhur me deklaratat e djeshme të kryeparlamentarit Ilir Meta. Basha bie dakort dhe thotë se mirëpret propozimin e bërë nga keru i LSI-së Meta për krijimin e qeverisë teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të lira. Sipas Bashës qeveria teknike është rruga e vetme në këtë degradim të qeverisjes. Reforma në drejtësi do të bëhet në bazë të rekomanidmeve të venecias me partnerët tanë të BE dhe SHBA ka thënë Basha në reagimin e tij në facebook.
Zgjidhja është miratimi me bashkëpunimin e të gjitha palëve, nuk parafytyrojmë dot përjashtimine e partnereve ndërkombëtarë, shkruan ndër të tjera keru i PD-së Lulzim Basha. Po ashtu Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ilir Metës për tryezën e kërkuar nga ky i fundit për Refomn në Drejtësi. “PD është e gatshme të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun”.
REAGIMI I PLOTË I BASHËS NË FACEBOOK
Partia Demokratike dhe unë e kemi konsideruar dhe e konsiderojme krijimin e një qeverie teknike si një domosdoshmeri për organizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe per stopimin e krizes se gjithanshme te vendit.
Nga kjo pikpamje ne emer te Partise Demokratike dhe opozites mirepres qendrimin e djeshëm te kryetarit te LSI Ilir Meta per krijimin e nje qeverie teknike per organizimin e zgjedhjeve te lira ne vend.
Fakti qe nje parti qeveritare i bashkohet ne menyren dhe autonominë e vet opsionit te opozitës tregon qarte se kjo është rruga e vetme, në kushtet e degradimit ekstrem të qeverisjes, për një konkurim te lirë, te drejte e te barabarte te partive ne zgjedhje, duke e lënë vendimin në duart e sovranit.
Zoti Meta e sheh te lidhur propozimin e tij, me domosdoshmerinë e votimit me konsensus te reformes ne drejtesi. Deshiroj te nënvizoj se PD dhe opozita kane kerkuar dhe jane angazhuar qe prej fillimit e deri ne kete sekonde per nje reforme konsensuale te standarteve te Venecias dhe ne bashkepunim te ngushte me partnerin tone strategjik SHBA dhe BE.
Ne funksion te konsensusit dhe per te mundesuar nje bashkepunim sa me te mire, ne kemi promovuar vlerat dhe rendesine historike te kesaj reforme per te luftuar krimin dhe korrupsionin ne nivelet e larta kudo qofte ai. Por ne nuk kemi rene asnje çast ne mendesine antidemokratike dhe ne provokimet e uleta te atyre qe kane dashur e duan ta sabotojne e damkosin reformen duke ia caktuar ata dhe jo ligji viktimat.
Ne kete linje koherente ne e kemi korrigjuar reformen, duke u perfshire ne nje dinamike intensive bashkepunimi, në respekt te ndersjellte dhe me përkushtim të madh, me miqtë dhe partnerët.
Bilanci eshte i lehte per t’u bërë. Kush e ka sherbyer me shume reformen: Ne, opozita qe kemi qenë aktive deri duke diskutuar e debatuar per zgjidhje të ndryshme me partnerët apo Rama me te tijte qe kanë tentuar vazhdimisht kapjen e drejtësisë dhe kur nuk u ka ecur, kur janë kthyer mbrapsht nga opozita dhe ndërkombëtarët kanë bërë e bëjnë lojëra politike me pasivitetin e tyre?
Ne kemi marrë përsipër koston e debateve, por sot e gjithë ditën, para miqve dhe publikut te gjere shqiptar kemi nderin të pohojmë se kemi bërë detyrën e opozitës për një ngrehinë drejtësie që duhet tu rezistojë viteve e dekadave.
Asnjëherë, as sot dhe as në të ardhmen, nuk kemi përfytyruar e nuk do të përfytyrojmë përjashtimin e miqve dhe partnerëve. Përkundrazi, pa ta nuk ka reformë të vertetë në asnjë fushë, nuk ka përparim të vendit drejt BE dhe standarteve më të përparuara të demokracisë.
Sot jemi me afer se kurre finalizimit te marreveshjes. Une i kam autorizuar ekspertet e PD, ata janë gati. Ulja ka zgjidhje.Vullneti i mire ka zgjidhje.
Thirrja e Rames per tu takuar me mua ne nje takim ku ai thote se do te vije me duart ne xhepa duke pretenduar se vjen ne emer te ambasadoreve nuk eshte as serioze, as produktive. Shefi i opozites i takon drejtpersedrejti ambasadoret. Edhe Ramen nese nuk fshihet pas nderkombetareve.
Nga ana tjeter, mbështesim dhe mirëpresim propozimin e Metes per nje dialog shumepalesh. Gjithperfshirja ka zgjidhje.
PD është e gatshme të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në perputhje te plote me rekomandimet e Komisionit te Venecias.
Zgjidhja është e mundshme dhe duhet të arrihet patjetër, me kontributin e të gjithëve, me forcën imponuese të argumenteve dhe largpamësisë, siç i ka hije përgjegjesisë politike, bashkëpunimit dhe parneritetit strategjik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/