Reforma në Drejtësi, Vlahutin me Fleckenstein takojnë Ramën e më pas Metën

Reforma në Drejtësi, Vlahutin me Fleckenstein takojnë Ramën e më pas Metën

55
0
Shares

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin e shoqëruar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama më pas ato u nisën në kryesinë e Kuvendit për një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Zonja Vlahutin nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë për median pas takimit me Ramën i cili përfundoi rreth orës 10:00 të paradites së sotme.

Takimi është zhvilluar në kryeministri dhe vjen një ditë pas ftesës që kreu i kuvendit Ilir Meta bëri për një takim të përbashkët për gjetjen e një zgjidhjeje për miratimin e reformës së drejtësisë me konsesus më 21 korrik 2016.

E papritura ishte prania e eurodeputetitKnut Fleckenstein i cili mesaduket ka mbërritur sot në Tiranë. Pas takimit me Metën ata pritet të takojnë edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY