Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Mjedisi, pyjet dhe kullotat përbëjnë një emergjencë kombëtare. Mafia i ka pushtuar këto fusha”

31/03/2025
“Mjedisi, pyjet dhe kullotat përbëjnë një emergjencë kombëtare. Mafia i ka pushtuar këto fusha”
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD prezantoi sot programin për mjedisin hartuar nga anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi. Në prezantim e mori fjalën edhe kreu i PD, Sali Berisha i cili tha se mjedisi, pyjet dhe kullotat përbëjnë një emergjencë kombëtare. Mafia i ka pushtuar këto fusha, tha Berisha.

THEKSIMET/ Mjedisi, me të cilin lidhet direkt shëndeti i njeriut, është më i braktisur, më i kërcënuar se rrallë ndonjëherë në histori.
Mjedisi është sot i tëri i dominuar, i manipuluar, i dëmtuar nga interesa kryekëput mafioze të klientelës qeveritare.
Shqipëria, që për disa rrethana mund të kishte mjediset më të lakmueshmet në Europë, ka kryeqytetin, njërin nga 10-12 qytetet më të ndotura të planetit.
Pa asnjë lloj monitorimi, pa asnjë lloj kontrolli, me një betonizim të pandalshëm me asgjë, me një mashtrim të pafundëm ky pretendojnë zyrtarët se kanë mbjellë 1 milion pemë, në një kohë kur kanë prerë qindra mijëra të tilla.
Kjo batërdi, kjo ndotje e jashtëzakonshme në qytetet tona, kjo është e njëjtë në ujërat tona.
Verën e kaluar ne nuk kishim pothuajse asnjë flamur blu në detërat dhe liqenet tona.
Megjithëse ne, për hir të së vërtetës, ndërtuam 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza dhe po shkonim faktikisht drejt bllokimit të tërë të derdhjes së ujërave të zeza në det, ato korrupsioni i ka kyçur. Bashkitë nuk i vënë në funksion. Nuk paguajnë energjinë për funksionimin e tyre.
Dhe flasin për perla, flasin për Maldive, flasin për të gjitha këto në një kohë kur ato janë brigjet më të ndotura në Europë. Janë më të ndotura duke pasur impiantin e ndërtuar, por që i vënë çelësin sepse nuk duan të paguajnë energjinë elektrike bashkitë.
Potencial i jashtëzakonshëm ekziston në pyjet, kullotat, kodrat, malet, alpet e Shqipërisë.
Gjithçka shkon në rënie të lirë.
U ndërprë pothuajse çdo lloj subvencionimi për pyllëzimin, për frutëzimin, për bimët mediciale. U ndalua edhe gjahu duke mos pasur konceptet më minimale të ekuilibrave.
Zonat e biodiversitetit më të lartë u agresuan.
Ligji u amendua për të hapur dyert për kthetrat e mafies së ndërtimit në këto zona.
Nuk ka asgjë të mbrojtur më.
Sëmundjet nga ndotja rriten me shpejtësi, veçanërisht sëmundjet malinje.
Bimët aromatike dhe ato eterovajore, bimët medicinale, të cilat janë një pasuri e madhe në të katër anët e vendit, nga Çajupi në Jezercë dhe kufi me Plavën, por ato i rrëzoi përdhe droga.
Nuk e kam fjalën vetëm për plantacionet e kanabisit, por e kam fjalën narkoeuro. Ata nuk eksportojnë më. Me rënien 30 e sa përqind të euros, ata nuk kanë më asnjë fitim.
Dhe qeveria në vend se të krijojë me urgjencë fondin e mbështetjes së këtyre eksporteve, të gjithë këtyre sipërmarrjeve që punësonin me mijëra banorë në zonat më të varfra, qeveria bën sehir dhe u jep akses trafikantëve për ndërtimin e kullave, për shndërrimin e parave të drogës në beton.
Pyjet, profesor Hasani e tha, në një vit 40 mijë hektarë nga zjarret.
Morën 10 milionë, u abonuan në satelit se gjoja do shohim zjarret, se nuk i shihnin dot pa satelit. Po zjarret vitin që kaloi ishin më të egra se asnjëherë se nuk kishte mjete për shuarjen e tyre.
Pra, të themi të vërtetën, mjedisi, pyjet dhe kullotat përbëjnë një emergjencë kombëtare. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.