PS-ja kundër propozimit të Ilir Metës për qeveri teknike

PS-ja kundër propozimit të Ilir Metës për qeveri teknike

103
0
Shares

Vetëm një ditë pas propozimit të kreut të LSI, Ilit Metës për qeveri teknike dhe pak kohë pas reagimit të kreut të PD­së, Basha që u shpreh në mbështetje të Metës për një qeveri teknike që do cojë në zgjedhje të lira e të ndershme, vjen edhe një qëndrim nga radhët PS-së.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj nuk e sheh të nevojshme krijimin e qeverisë teknike, duke dalë kështu kundër deklaratës së fortë që kreu i LSI-së Ilir Meta bëri gjatë ditës së djeshme.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e Metës për qeveri teknike ekspertësh dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme pas reformës në drejtësi, Ahmetaj tha se “qeveria po vazhdon punën e saj dhe e qeveria e ekspertëve nuk është zgjidhja e duhur”. “Qeveria teknike nuk është e nevojshme për ekonominë shqiptare. Në kohë normale qeveritë teknike nuk kanë pasur sukses”, u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY