Rikthehet në Tiranë pa bashkëshortin gjyqtarja Andera e akuzuar për korrupsion

Rikthehet në Tiranë pa bashkëshortin gjyqtarja Andera e akuzuar për korrupsion

48
0
Shares

Kthehet gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea. Ndaj saj ka një masë sigurie arrest me burg në mungesë.

Andrea u largua të premten dhe u kthye sot nga porti i Durrësit. Ajo dyshohet se u ka marrë tre shtetasve shumën prej 50 mijë eurove në këmbim të një vendimi gjyqësor. Paratë sipas prokurorisë janë marrë nga bashkëshorti i gjyqtares.

Gjyqtarja Andrea është larguar nga Shqipëria pak orë para se kolegët e saj në Gjykatën e Lartë të vendosnin pezullimin e saj nga detyra, si edhe të nxirrnin urdhrin e arrestit për bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, si edhe për tre persona të tjerë.

Largimi i gjyqtares Andrea pak orë para se Gjykata e Lartë të jepte vendimin, u komentua gjerësisht si një “arratisje” e saj për t’i shpëtuar hetimit.

Majlinda dhe Odhise Andrea kani hipur në tragetin Durrës-Bari mëngjesin e së premtes, ndërkohë që trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë vendosi masat e sigurimit ndaj tyre pasditen e së premtes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY