Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekstradohet nga Spanja Lulzim Berisha. Akuzohet edhe për vrasjen e Vaidin Lames

19/03/2025
Ekstradohet nga Spanja Lulzim Berisha. Akuzohet edhe për vrasjen e Vaidin Lames
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lulzim Berisha në Rinas

Lulzim Berisha, 54 vjeç, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, është ekstraduar nga Spanja, pas një operacioni të koduar “Sant Joan”. Interpol Tirana konfirmoi sot se ekstradimi u realizua në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, pas arrestimit të tij më 14 dhjetor 2023 nga FAST Albania dhe FAST Spanja.

Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe mbi të rëndojnë akuza të rënda për krime kundër jetës. Në vitin 2020, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e kishte dënuar me masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale, përfshirë “Vrasje me paramendim”, “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Sipas autoriteteve, Berisha dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale:

•Në vitin 2004, ka plagosur me armë zjarri shtetasit V. L. dhe Xh. N.;

•Në vitin 2005, në afërsi të fshatit Koxhaj, ka vrarë shtetasin K. S. dhe ka plagosur shtetasin O. T.;

•Po në vitin 2005, ka vrarë shtetasit V. L. dhe A. A., duke vendosur lëndë shpërthyese në kabinën e një ashensori.

Pas mbërritjes në Shqipëri, Berisha do të dalë para drejtësisë për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tij. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja, varroset në ceremoni të thjeshtë sipas amanetit

Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja, varroset në ceremoni të thjeshtë sipas amanetit

23/04/2026
Berisha: Rama fshihet, i ka thënë tjetrit ta di targën e makinës

Berisha: Rama fshihet, i ka thënë tjetrit ta di targën e makinës

23/04/2026
Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

23/04/2026
Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja, varroset në ceremoni të thjeshtë sipas amanetit

Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja, varroset në ceremoni të thjeshtë sipas amanetit

23/04/2026
Berisha: Rama fshihet, i ka thënë tjetrit ta di targën e makinës

Berisha: Rama fshihet, i ka thënë tjetrit ta di targën e makinës

23/04/2026
Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

23/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.