Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reagon pas publikimit Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami: Përgjimet nuk janë të vërteta

18/03/2025
Reagon pas publikimit Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami: Përgjimet nuk janë të vërteta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Klotilda Bushka

Kreu i Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Klotilda Bushka ka reaguar pas përgjimeve të publikuara në ora news.

Ajo hedh poshtë këto përgjime dhe ka deklaruar se do të paditë botuesit e tyre

“Në respekt të miqve, dashamirësve dhe të gjithë atyre që më njohin dhe që më kanë besuar votën e tyre, ndjej detyrimin të sqaroj se shpifjet dhe balta që po hidhet ndaj meje nga media të caktuara janë tërësisht të pavërteta. Këto janë sajesa me qëllime të caktuara dhe nuk kanë asnjë bazë në realitet. Për këtë arsye, që nesër do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të vënë drejtësinë në vend.

E vërteta nuk mund të fshihet nga gënjeshtra”, deklaron Klotilda Bushka përmes një postimi në rrjete sociale.

Po ashtu ka reaguar sot edhe ish kreu i KLGJ, Naureda Llagami.

“Të nderuar miq, kolegë, bashkëpunëtorë, përfaqësues të medias, qytetarë, e ndiej të nevojshme të reagoj sërish ndaj disa artikujve të publikuar ndaj meje. Në përmbajtjen e tyre janë publikuar komunikime elektronike me znj. Bushka të cilat nuk kanë ndodhur kurrë por janë fabrikuar, fakt që është lehtësisht i verifikueshëm. Ato janë shpërndarë në mënyrë anonime në media të ndryshme, nga i njëjti person që në mënyrë të vazhdueshme vitin e fundit, më ka përndjekur në platformat sociale “Linkedin, Facebook”, duke postuar materiale që cënojnë haptazi dhe rëndë figurën dhe imazhin tim. Ky person ka fabrikuar gjithashtu komunikime imagjinare për ndikime në sistem, për të cilat është proceduar penalisht për “kallëzim të rremë” dhe “falsifikim të dokumenteve”, dhe pezulluar nga KLGJ (gjatë kohës që unë isha kryetare e KLGJ). Vlerësoj nevojën për të dhënë këtë sqarim, pasi në 5 vjet që kam drejtuar KLGJ, jam përpjekur së bashku me koleget e mi, të krijojmë një model ndryshe qeverisje të sistemit gjyqësor. Për të gjithë sa sqaroj më sipër, do të ndjek rrugën ligjore”, shkruan Llagami.

Sipas përgjimeve rë publikuara, Bushka zhvillon biseda me ish kreun e KLGJ Naureda Llagami dhe kreun e ILD. Nëse bisedat vertetohen bie shumë hije mbi reformën në drejtësi e procesin e vetingut. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi takon Donald Trump, zyrtari i lartë i PD poston fotot e takimit

Pas promovimit të ‘bo*eve” të Ramës në Opinion nga Haxhiu, Këlliçi tregon provën reale të ‘testosteronit’ për Kryeministrin

20/02/2026
Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

20/02/2026
Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

20/02/2026
‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi takon Donald Trump, zyrtari i lartë i PD poston fotot e takimit

Pas promovimit të ‘bo*eve” të Ramës në Opinion nga Haxhiu, Këlliçi tregon provën reale të ‘testosteronit’ për Kryeministrin

20/02/2026
Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

20/02/2026
Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.