Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Vranë para 20 vitesh në Itali, kapen në Çidhën te Dibrës

16/03/2025
EMRAT/ Vranë para 20 vitesh në Itali, kapen në Çidhën te Dibrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një operacion të ndërlikuar për arrestimin e dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të renditur mes 100 personave më të kërkuar në Itali. Operacioni, i koduar “Difficult conditions”, u zhvillua në kushte të vështira terreni dhe moti, duke rezultuar në kapjen e dy individëve që fshiheshin prej vitesh në fshatin Rreth-Kale të Dibrës.

https://www.droni.al/wp-content/uploads/2025/03/Snapsave.app_-J4IQE.mp4

“Të arrestuarit, Andon (alias Afrim) Sina, 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 48 vjeç, ishin shpallur në kërkim nga drejtësia italiane që prej vitit 1999. Ata ishin dënuar me 14 vjet e 11 muaj burg secili nga Gjykata e Apelit të Napolit në vitin 2006, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe tentativë vrasjeje. Sipas autoriteteve, më 22 shtator 1999, në komunën Griciniano d’Aversa të Italisë, dy të arrestuarit vranë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar B.C. dhe plagosën rëndë shtetasin F.S., për motive të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme”, njoftoi Policia e Shtetit.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Divizionin e 2-të dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri. Hetimet intensive, të bazuara në inteligjencën policore dhe shkëmbimin e informacionit me autoritetet italiane, mundësuan identifikimin dhe lokalizimin e të kërkuarve, të cilët jetonin nën identitete të rreme në një zonë të izoluar malore. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

20/02/2026
Belind Këlliçi takon Donald Trump, zyrtari i lartë i PD poston fotot e takimit

Pas promovimit të ‘bo*eve” të Ramës në Opinion nga Haxhiu, Këlliçi tregon provën reale të ‘testosteronit’ për Kryeministrin

20/02/2026
Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

20/02/2026
Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

20/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

20/02/2026
Belind Këlliçi takon Donald Trump, zyrtari i lartë i PD poston fotot e takimit

Pas promovimit të ‘bo*eve” të Ramës në Opinion nga Haxhiu, Këlliçi tregon provën reale të ‘testosteronit’ për Kryeministrin

20/02/2026
Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.