Vajza e arrestuar disa javë më parë si pjesëmarrëse e grupit të Safet Bajrit është ish miss Albania tourism quin 2013, Eria Ago.
Ago është arrestuar që më datë 26 shkurt dhe se aktualisht raportohet se ndodhet në burgun e grave në Pogradec.
E dashura e Safet Bajrit dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër dhe akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi” ndërsa u arrestua me urdhër të SPAK dhe është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Arrestimi i saj erdhi pas hetimeve për vrasjen e Fatbardh Licit, që solli arrestimin e Safet Bajrit.
Por cafrë thuhet në dosjen e SPAK për vrasjen e Licit.
“Më datë 10 Gusht 2018, në orët e para të mëngjesit, Safet Bajri (Rustemi), Astmer Bilali dhe E.A., e dashura e Safet Bajrit janë nisur drejt Shkodrës me dy automjete, njëri i markës “Benz” me targë AA 989 TE, në përdorim të Safet Rustemit dhe tjetri i markës “Volksëagen” me targë AA 383 PN, në përdorim të Denis Brajoviq.
Pasi kanë mbërritur në Shkodër, Safet Bajri dhe Astmer Bilali, kanë zbritur nga makinat e tyre dhe kanë përdorur një automjet të vjedhur të markës ‘Benz’ ngjyrë gri, me targa AA 760 FX. Automjet me të cilin janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit Sokol Lici, këtu ku pothuajse çdo ditë, në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, që është njëkohësisht edhe xhaxhai i Ibrahim Licit.
Pasi kanë parë që viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit, automjeti është afruar pranë tij. Këtu nga dera e pasagjerit ka zbritur, dyshohet Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur”.
Përfshirja e Eria Ago në problemet me drejtësinë daton dhe më herët. Ajo është përmendur edhe në përgjimet që çuan në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” si të përfshirë në një rrjet prostitucioni në vitin 2020.
Safet Bajri u arrestua më 21 Shkurt 2025 pasi akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit. Ky i fundit u ekzekutua në Gusht të vitit 2018 teksa pinte kafe në lagjen Kiras të Shkodrës.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/