Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama finalizon takimet për listat e kandidatëve, deputetët me 2 mandate në lista të hapura

09/03/2025
Pampuri i përgjigjet Ramës: Hajduti serial i votave qe si heq dot duart nga fletet e votimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama përfundoi sot nga ora 18.00 një seri takimesh në vilën e Mehnetit me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.

Ai ka paralajmëruar një reformim të thellë të Grupit Parlamentar të PS duke sjellë ndryshime të mëdha në përbërjen e deputetëve socialistë për zgjedhjet e 11 majit.

Rama pritet të aplikojë një qasje të re në përzgjedhjen e kandidatëve, duke i dhënë prioritet grave dhe vajzave në listën e mbyllur, ndërsa deputetët me më shumë se dy mandate do të garojnë në listë të hapur. Si pasojë, më shumë se 50% e Grupit Parlamentar të PS-së pritet të ndryshojë.

Pas dy ditësh konsultimesh në Pallatin e Brigadave, sot Rama ka mbajtur takime kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve për të finalizuar listën e kandidatëve. Në Vilën Qeveritare Nr. 30, për më shumë se tre orë, ai ka diskutuar me Blendi Klosin (Dibër), Mirela Kumbaron (Gjirokastër), Ulsi Manjën (Lezhë), Emirjana Sakon (Durrës), Benet Becin (Shkodër), Bledi Çuçin (Vlorë) dhe Niko Peleshin (Korçë). Pas pushimit të drekës, takimet vijuan me Belinda Ballukun (Fier), Eduard Shalsin (Kukës), Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin (Tiranë), Ervin Demon (Berat) dhe Arbjan Maznikun (Elbasan).

Të deleguarit politikë ia kanë dorëzuar kryeministrit listat me emrat e kandidatëve, por në këto takime janë diskutuar në detaje pozicionet e secilit, si në listë të hapur ashtu edhe në atë të mbyllur. Rama, ndërkohë, pritet të kandidojë vetë në listë të hapur në Tiranë.

Takimet u mbyllën rreth orës 18:00, me Elisa Spiropalin si të fundit që u largua nga vila qeveritare. Përfundimisht, ekipi socialist do të marrë formë në mbledhjen e Kryesisë së PS-së të mërkurën në orën 12:00, për t’u dorëzuar në KQZ brenda afatit të 12 marsit, duke ruajtur traditën e vendimmarrjes në momentin e fundit. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026
Berisha, thirrje sot për protestë masive të dielën. Ndërkombëtarët mbështesin kërkesat e PD

Berisha, thirrje sot për protestë masive të dielën. Ndërkombëtarët mbështesin kërkesat e PD

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.