Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për kompjuterin e telefonin, Veliaj shkruan nga qelia: Po shihni në tel fotografitë me kërthiza

04/03/2025
VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Posaçme rrëzoi sot kërkesën e kryetarit të arrestuar të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për kthimin e telefonit dhe kompjuterit të sekuestruar nga SPAK.

Vendimi u mor nga gjyqtari i Posaçëm, Erion Bani i cili refuzoi kërkesën për kthim sendi.

Telefoni dhe kompjuteri i janë sekuestruar Veliajt nga agjentët e BKH në momentin e arrestimit më 10 shkurt.

Veliaj pretendon se veprimi është i paligjshëm ndërsa ka reaguar nga qelia fill pas vendimit të gjykatës.

Veliaj shton se nuk ka çfarë provash të prishë, pasi celularët e tij dhe familjes së tij i ka prokurori Dado, ashtu siç sipas tij, ka edhe makinën e vjehrrit të tij, Ben Xoxës.

Ai shton se Olsi Dado sheh në celularin e Veliajt fotografitë familjare të tij dhe të të afërmve të tij.

POSTIMI I VELIAJ/Se mos prishen lodrat!

Më ka marrë malli pa fund për ju të gjithë: Familjen, Tiranën e secilin që bën punë të mira në këtë vend.

Por, gjer sa të shihemi sërish, më duhet të vazhdoj çmontimin e kurthit pse jam në burg: rrezik ikje, prishje provash, rrezik shoqëror.

Dje rrëzova “frikën e ikjes” prej Ols Dados e Erion Banit, pasi kisha ikur 3 herë e isha kthyer 3 herë, teksa gatuhej çarku ndaj meje.

Arsyeja e dytë pse gjykatësi Bani pranoi nga Olsi burg për mua, është rreziku i prishjes së provave. Po cilat prova do prish unë? Celularët i ka Olsi, timin dhe të nja 10 grarive në Tiranë, me të cilët mund të vojerizojë gjithë ditën e gjithë natën, të shohë çdo foto familjare, bebet, kërthizën, dhëmbin e parë, videot e fjalëve të para, fotot me gjyshin e ndjerë në plazh; të gjitha provat e nevojshme për ku e si jetojmë.

Cilat prova do të prish unë?

Kanë edhe lodrat e fëmijëve dhe ish makinën e vjehrrit. Ç’a halli kanë? Mos do vete do formoj legot, e nga traktor do bëj vapor lodër, apo do marr makinën e Ben Xoxës e do e djeg në Fushë-Krujë a Mumajes si mjet i krimit?

Çfarë provash do prish?

Do vete në Yrshek të nxjerr fakirin nga shtëpia një katëshe apo do fshij statuset për balerinët e Preljocajt?

Boll u bëtë qesharakë! Po i thoni miletit se po punove do ta hash, po pate kurajo do dënohesh, po solle progres do të bëjnë gjëmën, po fitove do të të shqyejmë.

Olsi Dado dhe Erion Bani, ju mendoni se jeni më të lirë se unë në burg, por ju burgun e keni në shpirt e njerëz të lirë nuk keni qenë kurrë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

20/02/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

20/02/2026
PLATFORMA & KRITERET/ Fondacioni për Liri dhe Demokraci shpall konkursin për mesazhin më të mirë me ese & video drejtuar të rinjve shqiptarë

Qëllohet me thikë një i ri. Mbetet pa jetë tek ish Parku në Tiranë

20/02/2026
Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

20/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

20/02/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

20/02/2026
PLATFORMA & KRITERET/ Fondacioni për Liri dhe Demokraci shpall konkursin për mesazhin më të mirë me ese & video drejtuar të rinjve shqiptarë

Qëllohet me thikë një i ri. Mbetet pa jetë tek ish Parku në Tiranë

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.