Ilir Meta konfuz për qeverinë teknike

Ilir Meta konfuz për qeverinë teknike

72
0
Shares

Ilir Meta nuk ka qenë aq i qartë sa dje për qeverinë teknike gjatë një interviste në Tv Klan i ftuar në Opinion.

“Nuk ka arsye për qeveri teknike. Nuk ka asnjë sulm nga ana ime për zotin Rama. Unë i kam dhënë zotit Rama besim të plotë.

Dorëheqja dhe prishja e qeverisë do të bëhej për hir të reformës nëse kjo kërkohej. Në takimin e sotëm zoti z. Basha nuk e përmendi qeverinë teknike”, tha Meta por ndërkohë nuk ka kursyer komplimentat për shefin e opozitës lidhur me kontributin e tij për reformën në drejtësi.

Meta tha se nëse ka kusht për kalimin e reformës jam gati të largohem nga dettyra por edhe ministrat e LSI mund të lirojnë vendin. Besoj edhe PS mund ta bëjë këtë për të krijiaur besimin mes palëve.

Meta tha se Basha nuk më ka kërkuar të lë qeverinë dhe qeveria teknike ka qenë idea e tij. Ndërkohë ai ka theksuar sërish se 94 vota nuk mund t’i bëjë askush në Shqipëri edhe për shumë vite. Meta la të kuptohet se pa konsensus nuk votohet refroma pavarësisht këmbënguljes së tij se reforma duke të miratohet patjetër.

Meta hodhi poshtë idenë e një plani për mocion mosbesimi ndaj Ramës dhe qeverisë së tij. Ai tha se nuk ka dështuar aleanca por vijon të jetë në provë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY