“Ndërkombëtarët ia lanë Edi Ramës dopiogjashtën në dorë”

“Ndërkombëtarët ia lanë Edi Ramës dopiogjashtën në dorë”

41
0
Shares

“Ndërkombëtarët ia lanë Edi Ramës dopiogjashtën në dorë”, kështu e ka komentuar mungesën e ambasadorëve në takimin Basha-Rama-Meta sot pasdite, deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj.

“Ata sot, na risollën në vëmendje Ramën me gjethe fiku…mbretin lakuriq.

Ata sot, me mospraninë e tyre në takimin e iniciuar nga Meta, treguan që Reforma në Drejtësi është për shqiptarët dhe përgjegjësia e vendimmarrjes për çuarjen përpara me konsensus është e klasës tonë politike ( të asaj klase që ka vullnet të sinqertë dhe jo atyre që kamuflohen).

Takimi i sotëm Basha, Meta, Rama, ktheu diskutimin në pikën e parë, atë të draftit të fillimit të ekspertëve të opozitës, mbështetur në propozimin e Komisionit të Venecias për MONITORIMIN Ndërkombëtar të Vetingut.

Por përsëri trafikanti që luan poker me interesat madhore të shqiptarëve, Edi Rama doli në një foltore dhe foli si triumfator i lojës së bllofit.

Foli për votim me shumicë të cilësuar, kur mazhoranca u shkërmoq dhe orteku i krizës po i zë brenda një pas një.

Ka vetëm një ndarje në atë Parlament midis deputetëve për Reformën në Drejtësi dhe për cdo reformë të vërtetë …

… deputet të kapur e të pakapur”, thekson Hajdarmataj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY