Blogu i sapokrijuar i Artur Zhjeit dhe tjetri i Blendi fevziut publikuan brenda një ore më shuëm se 14 lajme për Ilir Metën duke kaluar cdo rekord të krijuar më herët për vendin që zë një intervistë në portalet online.
Nesë Fevziu e bën këtë për të shpërndarë lajmet që prodhohen në studion e tij, Zheji e bën për ndonjë arsye tjetër. Bile edhe disa media që janë tradicionalisht të lidhura me Metën janë më të përmbajtura kur bie fjala të pasqyrohet një intervistë televizive.
Tregu i mediave online në Shqipëri po bie përditë në dorë të influencave të grupeve të ngushta politike për shkak të varësisë nga reklama. Mund të jesh një blog modest por mjafton lidhja dhe shërbimi tek klientela qeveritare që kompanitë e mëdha të reklamave të nisin me bollëk financime pa marrë parasysh vlerën në treg. Kjo po ndodh edhe per kompanite me te medha ne vend te telekomunikacionit dhe bankave qe para se te kerkojne stastistika te flasin per politikat editorial.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/