Vrau burrin në gjumë, flet 35-vjeçarja: Më dhunonte në sy të fëmijëve

Vrau burrin në gjumë, flet 35-vjeçarja: Më dhunonte në sy të fëmijëve

93
0
Shares

Një krim i rëndë ndodhi dje në fshatin Barbullush të Shkodrës, pasi 35-vjeçarja vrau me sëpatë bashkëshortin e saj gjatë kohës që ishte në gjumë. Ajo u vetëdorëzua në polici disa orë pas krimit të rëndë.E pyetur nga hetuesit, Mirela Buzalli ka treguar se kohët e fundit kishte mosmarrëveshje të shumta me bashkëshortin e saj. Kjo ka bërë që ajo të humbiste durimin, edhe pse është penduar për veprimin që bëri, siç deklaron edhe vet ajo në polici, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

“Pasi e vrava, e mbulova trupin e bashkëshortit me çarçaf. Më pas mora tre fëmijët e mi dhe u tregova se u kisha vrarë babain. Kyça derën e shtëpisë me çelës, ndërsa djalit të madh dhe vajzës time 14 vjeç u thashë të shkonin tek të afërmit tanë që kemi në fshat. Djalin e vogël 5-vjeçar e mora me vete për t’u vetëdorëzuar.

Jam penduar për krimin që kam kryer, edhe pse ai më ka dhunuar shpeshherë kohët e fundit. Në atë moment më iku mendja dhe nuk kam qenë aspak e vetëdijshme se çfarë po bëja. Kemi pasur mosmarrëveshje të cilat i kaluan kufijtë e një marrëdhënie ne çift”, është shprehur 35-vjeçarja në polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY