Një person i armatosur në Korçë ka përplasur postbllokun e policisë me dhunë duke dëmtuar tre punonjës policie.
Sipas policisë është Kristo Zekolli 33 vjeç, për veprat penale: “Kanosje për shkak të detyrës” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit”.
Ai nuk i është përgjigjur thirrjes së postbllokut të policisë ngritur në hyrje të Korçës.
Zekolli në mënyrë të dhunshme ka çarë postbllokun e policisë, duke dëmtuar 3 punonjës të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe mjetin e tyre, të cilët ishin të planëzuar me shërbim në qytetin e Korçës.
Zekolli është ndjekur nga punonjësit e policisë dhe për të neutralizuar veprimet e tij, kanë qëlluar në ajër dhë në drejtim të gomave të automjetit te tij tip “Benz” me targë AA 547 HV.
Ai duke drejtuar mjetin e tij, mbante në dorë një pistoletë, e cila rezultoi e mbushur.
Punonjësit e policisë janë dëmtuar lehtë nga përplasja e mjetit nga shtetasi i mësipërm. Ndërkohë që Zekolli është plagosur lehtë
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/