Policia e Vlorës ka asgjesuar 1000 rrënjë bimë narkotike Kanabisë Sativa, ndërsa ka arrestuar 8 persona dhe ka sekuestruar 4 armë zjarri.
Persona janë kapur në flagrancë në fshatin Tragjas i Vjetër, pranë vendit të quajtur “Përroi i vilave”, në një parcelë të hapur posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën u gjetën të mbjella rreth 1000 rrënjë bimë të llojit Cannabis Sattiva, të cilat u asgjësuan me copëtim dhe djegie me zjarr.
Te arrestuarit:
- Rajmond Selfaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.
- Saimir Hoxhallari, 36 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat.
- Taulant Kalaj, 26 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për “Vjedhje”)
- Dorian Rexhepaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.
- Geraldo Zeneli, 23 vjeç, banues në Vlorë.
- Romarjo Ymeri, 21 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat.
- Arben Hodaj, 51 vjeç, banues në Durrës.
- Tahir Imaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar përreth zonës ku këta shtetas qëndronin, janë gjetur (të fshehura) dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri:
– 1 armë zjarri “Automatik model-56”,
– 3 armë zjarri të tjera “Pushkë10, model-56”
– 1 krëhër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/