Përfundon takimin me Metën, Basha: Rama prishi marrëveshjen që ramë dakord, do...

Përfundon takimin me Metën, Basha: Rama prishi marrëveshjen që ramë dakord, do ta shpartallojmë

46
0
Shares

Takimi i kreut të Kuvendit Ilir Meta me liderin e opozitës Lulzim Basha tek hotel Rogneri ka përfunduar. Kreu i PD Basha pas takimit tha për mediat se janë dy çështje që nëse nuk zgjidhen sot, i ka propozuar kreut të Kuvendit që të zgjidhen në Bruksel për të shkatërruar sipas tij planin e Edi Ramës.

“Dy çështje të rakorduara që kanë të bëjnë me rolin, mënyrën si misioni ndërkombmëtar do ushtrojën detyrën e tij dhe formula e rakorduar për legjitimimin e misionit ndërkombtëtar, kur kjo marrëvedhje po shkruhej, u prish…është një përpjekje ogurzezë për të prishur konsensusin. Sot së pari falenderoj kryetarin e Kuvendit për rolin jashtëzakonisht konstruktiv që ka luajtur në këto orë kritike, kanë dalë qartë petët e lakrorit kush e do dhe kush nuk e do konsensusin, kush do të instalojë në vend një qeveri të drogës.

Sot dua tu them shqiptarëve që PD i ka votat gati për të votuar të enjten në parim draftin kushtetues dhe pas rakordimit të të gjitha ligjeve nen për nen… …Dy çështjet e rikthyera në tryezë, nëse nuk zgjidhen sot, i kam bërë thirrje kryetarit të kuvendit ta zgjidhim këtë në Bruskel për të shpartalluar planet e Ramës”, është shprehur Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY