Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reagon Erion Veliaj pas arrestimit, fyen prokurorin e SPAK dhe paralajmëron se do të flasë

10/02/2025
VIDEO/ Momenti i ndalimit të Erion Veliaj para bashkisë së Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Erion Veliaj më momentin e arrestimit

Përmes rrjeteve sociale ka reaguar këtë mbrëmje vetëm pak orë pas arrestimit, Erion Veliaj.

Përmes një postimi ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin, as ai dhe as familja e tij.

Ai fyen prokurorin ndërsa thotë se ka ndërmend të flasë e të zbërthejë çdo akuzë.

DEKLARATA E ERION VELIAJ/ Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.

Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.

Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.

Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.

Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.

Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.

Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.

Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë.m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

21/02/2026
Aksion si në filma, e kapin makinën me kanabis në rrugën dytësore në Tiranë

Aksion si në filma, e kapin makinën me kanabis në rrugën dytësore në Tiranë

21/02/2026
Qeveria e vjedh, në çantën e shkollës edhe një molotov për ta hedhur te muri i kryeministrisë

Qeveria e vjedh, në çantën e shkollës edhe një molotov për ta hedhur te muri i kryeministrisë

21/02/2026
Aksidenti në Durrës, çiklisti mbetet pa jetë, autori ka ikur nga vendngjarja

Qëllohet me armë zjarri në Mashkullorë, një në spital. 93 vjeçari nuk të fal për pronën

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

21/02/2026
Aksion si në filma, e kapin makinën me kanabis në rrugën dytësore në Tiranë

Aksion si në filma, e kapin makinën me kanabis në rrugën dytësore në Tiranë

21/02/2026
Qeveria e vjedh, në çantën e shkollës edhe një molotov për ta hedhur te muri i kryeministrisë

Qeveria e vjedh, në çantën e shkollës edhe një molotov për ta hedhur te muri i kryeministrisë

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.