Ja blerja e parë për votat e Reformës në Drejtësi

Ja blerja e parë për votat e Reformës në Drejtësi

65
0
Shares

I ka rastisur pozicionit të drejtorit të doganës së Durrësit të jetë produkti i parë i negociatave për votat që duhen të grumbullohen me 21 korrik në Parlament. Markata është hapur.

Ky është bakshishi i parë për reformën që ka shpërndarë Kryeministri që mëngjesin e sotëm, cfarë tregon se kësaj here pazari është më i leverdisshëm se kurrë.

I pari që ka përfituar është kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Gjatë takimit të sotëm në Rogner me kryeministrin Rama, është rënë dakord që Dogana e Durrësit të drejtohet nga përfaqësues të PDIU-së, parti e cila u përfshi në koalicionin qeverisës vitin e shkuar.

Emri i drejtorit të ri të propozuar nga Idrizi nuk dihet ende. Pas hyrjes në qeveri PDIU ka marrë disa drejtori të rëndësishme siç është AKU-ja, ISSH-ja , si dhe përfaqësohet me zv.ministër.

Negociatat për votat dhe oreksi i atyre që i akne është i madh sa rrezikon që Rama të hipotekojë edhe postin e tij për të bërë votat e nevojshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY