Pokuroria zbardh detajet, 170 vjet burg për 17 anëtarët e bandës së...

Pokuroria zbardh detajet, 170 vjet burg për 17 anëtarët e bandës së heroinës në Tiranë

91
0
Shares

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 170 vjet burgim për 17 anëtarë të një grupi të gjerë që shpërndante lëndë të forta narkotike në disa zona të Tiranës. Këta persona, së bashku me disa të tjerë që po gjykohen në procese të ndara, akuzohen se kishin krijuar një rrjet të sofistikuar shpërndarje heroine dhe kokaine në zonat e Tiranës së Re, ish-Bllokut, Sauk, Rr.Elbasanit, etj., dhe xhiroja e tyre llogaritej në rreth 50 mijë euro në muaj.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimin ndaj këtij grupi, në bazë të disa referimeve të veçuara të Policisë së Shtetit. Nga analiza hetimore e realizuar nga prokuroria, u konstatua se anëtarët e këtij grupi, pavarësisht se vepronin si të veçuar, në fakt kishin lidhje me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, u kryen veprimet e nevojshme hetimore, në bazë të të cilave, në nëntor 2015, u arrestuar në total 23 persona, ndërkohë që disa të tjerë ishin arrestuar më parë.

Në hetim dhe gjatë gjykimit, Prokuroria e Tiranës arriti të provonte se anëtarët e këtij grupi funksiononin në bazë të hierarkisë, me role të ndara: furnizues, transportues, shpërndarës.

Organizatorët e grupit kishin krijuar edhe kushtet teknike për përpunimin dhe ndarjen e lëndës narkotike. Personat krysesore siguronin 150-200 gramë lëndë narkotike të fortë në ditë, të cilën e përpunonin në një mini-laborator të krijuar në një apartament në Tiranë. Nga përpunimi, sasia e lëndës narkotike trefishohej me anën e përzierësve.

uuu

Në përfundim të gjykimit, i cili u zhvillua me procedurë të shkurtuar, për pjesën më të madhe të anëtarëve të grupit, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin, si vijon:

1.
Julian Bushati, të dënohet me 14 vjet burgim

2.
Alfred Naço,të dënohet13 vjet burgim

3.
Armando Murati, të dënohet 12 vjet burgim

4.
Alkan Markaj, të dënohet 11 vjet burgim

5.
Astrit Beka, të dënohet 11 vjet burgim

6.
Bledi Çarçani, të dënohet 11 vjet burgim

7.
Donard Belaj, të dënohet 11 vjet burgim

8.
Eni Malaj, të dënohet 11 vjet burgim

9.
Gentian Xhelili, të dënohet 11 vjet burgim

10.
Rudolf Kallbaqi, të dënohet 11 vjet burgim

11.
Spartak Piciri, të dënohet 11 vjet burgim

12.
Dardan Jaku, të dënohet 10 vjet burgim

13.
Aurora Liço, të dënohet 9 vjet burgim

14.
Sali Sallaku, të dënohet 8 vjet burgim

15.
Toni Naço, të dënohet 8 vjet burgim

16.
Atrias Çizmja, të dënohet 6 vjet burgim

17.
Indrit Sallahu, të dënohet 2 vjet burgim (moskallëzim krimi)

Ndërkohë, vijon gjykimi për pjesën tjetër të anëtarëve të këtij grupi, i cili në total kishte të përfshirë 26 persona të identifikuar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY