Dy persona përfunduan në spital me plagë të rënda sot pasdite pasi u qëlluan me thikë e sende të forta.
Ata janë baba e bir banues në rrugën ‘Shyqyri Ishmi’ në Tiranë ndërsa u goditën nga komshiu i tyre.
“Rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.
Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më pas specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin K.Th, 34 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, njoftoi policia e Tiranës. m.k





