Reagon Erion Veliaj: Po udhëtoj në SHBA, kthehem pas dy ditësh

Reagon Erion Veliaj: Po udhëtoj në SHBA, kthehem pas dy ditësh

56
0
Shares

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas lajmit se ai është larguar nga Shqipëria për shkak të hetineve të SPAK.

Ai thotë se ka udhëtuar për SHBA për dy ditë dhe do të kthehet menjëherë duke lënë të kuptohet se nuk është i shqetësuar nga hetimet e SPAK.

Ndërkaq i drejtohet kreut të PD, Sali Berisha me një fjalor të ashpër që ne hezitojmë ta publikojmë.

“O Sali, o …., që paske dhënë lajmin se jam arratisur nga Shqipëria, meqë ndonjë nga çimkat e tua më paska parë në avion. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde.

Nuk iki unë nga Shqipëria, o …., se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale.

Do të kthehem për dy ditë, dhe me durimin e paepur në pritje që të më vijë radha mua, se unë nuk jam burrë legen si ti, që kur SPAK-u merret me ty e me hajdutët e farës tënde është SKAPi i partisë, kurse kur merret me mua e me familjen time është SPAK-u i drejtësisë! Unë e di radhën e punëve dhe tani e ka radhën prokurori special të bëjë çfarë të dojë, pastaj vjen radha ime për të thënë çfarë duhet. Ashtu siç e di që unë jam mbështetës i drejtësisë së re dhe nuk bëj komente rrugëve kur ajo merret me të tjerët dhe pastaj rrugaç si puna jote, që të marr rrugët me akuza e sharje kur merret me mua. Aty rri se edhe ti s’ke nga lëviz, se je pa pashaportë dhe nuk del dot nga Shqipëria, se do të të dal si lugat në shtëpi natën e Vitit të Ri, kur edhe Syri i djalit tënd do jetë te Sheshi Skënderbej, duke transmetuar fishekzjarret e 2025-ës, kur do hash shqelmin më të fortë nga shqiptarët, sa të vijë maji!”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.

Edhe kur iu kontrollua shtëpia, Veliaj rastisi jashtë vendit. Ndërkohë gruas dhe vëllait të tij u janë sekuestruar telefonat dhe kontrolluar bizneset ku sipas hetuesve janë gjetur dokumenta që provojnë 4 vepra penale siç u tha dje në një deklaratë të SPAK. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY